ShowBizzz

Sfida e rëndë e Vëllait të Madh, bën çift Albën dhe Lumin, ja si do t’i shohim ata

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka përfunduar me një sfidë nga “Vëllai i Madh”, me qëllim të rritjes së çmimit në 100.000 euro.

“Kjo fundjavë nuk do të jetë aspak e zakontë, për të rritur çmimin e madh në 100.000 euro, në çifte ju duhet të rrini të veshur në të njëjtën veshje sportive të pandarë deri të hënën në ‘Prime’. Përjashtim bën vetëm tualeti dhe gjumi, por dyshet duhet edhe që të lahen bashkë”, tha “Vëllai i Madh”.

“Çiftët janë: Ylli dhe Edona, Alba dhe Lumi, Ardi dhe Adri, Kader dhe Iliriana, Blerando dhe Shqipe, Santiana dhe Linda, Mirdon dhe Gani”, përfundoi ai.