Mbajtja e ekuilibrit ishte sfida mes Nikos dhe Valerit, që vendosi edhe fatin e tyre.
Kjo sfidë u fitua nga Valeri, duke nxjerrë përfundimisht nga gara Niko Komanin.
Sfida konsistoi në mbajtjen e ekuilibrit, ku fermerët duhet të kalonin nga një fuçi në tjetrën, përmes një druri, pa u rrëzuar.
Valeri ja doli që në pak sekonda të fitojë.
“Kam kaluar shumë bukur. Ishte një eksperiencë unike dhe nuk e mendoja që do arrija deri këtu”, tha Niko.
Kryeplaku Bes Kallaku i uroj më tej suksese, ndërsa Valerin e uruan për fitoren e kësaj sfide.