Shakira u pa duke darkuar me një burrë misterioz në Miami këtë javë – pak pasi rrëfeu se nuk ishte gati për një ‘marrëdhënie zyrtare’. Ylli i popit 47-vjeçar u fotografua duke shijuar një vakt intim me shokun e saj mashkull në një ambient magjepsës me pamje romantike të oqeanit, shkruan DailyMail.
Duke shfaqur këmbët e saj në top formë me një veshje me prerje të lartë, këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” po i dhuronte një buzëqeshje plot ngazellim shokut të saj të ri.Reagimi i tij ishte përkulja mbi tavolinë drejt saj, e cila ishte vendosur pranë parmakut, duke i dhënë privatësi çiftit. Kjo dalje e saj vjen dy vjet pas ndarjes së shumë përfolur me yllin spanjoll të futbollit Gerard Pique, i cili u tha se e kishte tradhtuar me punonjësen dhe tani të dashurën e tij, Clara Chia, 26 vjeçe.
Gerard dhe Shakira ishin së bashku për 11 vjet dhe kanë dy fëmijë – djemtë Milan, 11 dhe Sasha, nëntë vjeç, përpara se të ndaheshin në vitin 2022.Kur u pyet për lidhjen e saj në qershor, Shakira u përgjigj: ““Çfarë mund t’ju them, më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet t’i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por imagjinoni se sa shumë më pëlqejnë burrat që edhe pas kesaj, ata te më pëlqejnë ende”!
bal