Shakira dhe Lucien Laviscoud po shijojnë romancën e tyre, njoftojnë burimet rreth këngëtares.
Siç tha për US Weekly një burim nga rrethi i këngëtares, kimia mes çiftit kishte nisur gjatë kohës kur po realizonin videoklipin e këngës “Punteria”.
Një tjetër person i afërt me këngëtaren tha: “Shakira dhe Lucien kanë një marrëdhënie të bukur. Ai e do shumë dhe ajo është shumë e lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat mes tyre”.
Aktori Lucien Laviscud, njihet më së shumti për punën e tij në ‘Emily in Paris’ si Alfie. Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa filma dhe seriale.