ShowBizzz

Shakira është përzgjedhur për të këngën zyrtare të kampionatit ‘Copa America 2024’

Shakira, superylli kolumbian, është zgjedhur për të interpretuar himnin zyrtar të Kupës së Amerikës 2024.

Gjatë një eventi të TelevisaUnivision në New York City, Shakira zbuloi se kënga e saj ‘Punteria’ (Qëllimi) do të jetë himni zyrtar i garës së ardhshme të futbollit.

Kjo nuk është hera e parë që një këngë e Shakirës zgjidhet si titullar i një eventi sportiv.

Në vitin 2010, Shakira performoi “Waka Waka (Këtë herë për Afrikën)”, himni zyrtar i Kupës së Botës të futbollit të Afrikës së Jugut. Kënga u bë një hit viral dhe global, duke u kthyer në një nga këngët më të suksesshme të Shakirës.

Në vitin 2014, për Kupën e Botës në Brazil, Shakira performoi edhe këngën zyrtare “Dare (La La La)”.



/TeVe