ShowBizzz

Shakira i përgjigjet Gerard Pique: Jeta më mori një burrë, por..!

Ndarja e Gerard Piqué dhe Shakira vazhdon të jetë kryefjalë dhe duket larg përfundimit. Kapitulli i fundit përfshin një intervistë të dhënë nga ish-futbollisti i FC Barcelona për CNN, ku ai diskutoi projektet e tij, por iu përgjigj edhe një pyetjeje personale.

Pas këtyre deklaratave të Pique, Shakira ka dhënë një intervistë për revistën GQ. Këngëtarja kolumbiane tha: “E kam kuptuar se miqësia zgjat më shumë se dashuria. Nuk e dija më parë. Jeta më mori një burrë, por më dha kaq shumë miq… Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri dhe mbështetje nga miqtë e mi. Duhet të kem bërë diçka të drejtë në jetë që të kem kaq shumë njerëz që kujdesen për mua”.

Shakira i përgjigjet Gerard Pique: Jeta më mori një burrë,

Ndërkohë më herët Pique tha, “Unë kam qenë gjithmonë shumë i qetë. Unë e njoh botën në të cilën jetojmë. E di që të gjithëve u pëlqen të kenë një mendim dhe këndvështrimin e tyre për gjërat. Media kontrollon një mesazh dhe, në përgjithësi, secili thotë atë që dëshiron”, shpjegoi Pique në intervistë.

“E vërteta, apo ajo që ndodh në të vërtetë, nuk tregohet ashtu siç është. Kjo është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Gjithmonë kam besuar se gjëja më e mirë është të jesh i rrethuar nga ata që janë më të afërt me mua – familja ime, miqtë e mi, njerëzit që të njohin vërtet e dinë se kush je dhe çfarë bën, dhe kjo më jep shumë qetësi”, ka vazhduar ish-futbollisti.

Shakira i përgjigjet Gerard Pique: Jeta më mori një burrë,

Pique e bëri të qartë: “Jam i lumtur, po kaloj shumë mirë dhe ndihem i privilegjuar. Jeta që kam patur, duke qenë në gjendje të luaj për klubin e ëndrrave të mia për më shumë se 20 vjet, duke pasur fëmijë të mrekullueshëm, një familje e mrekullueshme, miq të përjetshëm… Prej aty, kam krijuar gjëra si Kings League, duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë”.

 

 

 



bal