Këngëtarja e njohur, Shakira ka reaguar ndaj ndarjes së saj të dhimbshme nga ish-ylli i Barcelonës, Gerard Pique, duke thënë se “jeta më mori një burrë” kur u ndanë.
Pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve së bashku, në qershor 2022 u njoftua se ylli i popit kolumbian dhe partneri i saj fitues i Kupës së Botës do të shkonin në drejtime të ndryshme. Pavarësisht se i referoheshin Piques si “burri i saj”, dyshja nuk u martuan kurrë.
Duke pasur parasysh arsyet e spekuluara për shkëputjen e tyre, marrëdhëniet mes dyshes janë acaruar, me Shakiran që gjuante Piquen në këngët e saj, ndërsa ish-mbrojtësi i kombëtares spanjolle ka pohuar se “e vërteta” në lidhje me ndarjen e tyre nuk ka qenë kurrë ashtu siç ishte thënë.
Shakira ka treguar tani për “GQ Spain” për dhimbjen që pësoi kur pa një lidhje afatgjatë të mbyllej: “Kam kuptuar se miqësia është më e gjatë se dashuria. Unë nuk e dija këtë. Jeta më mori një burrë, por më dha shumë miq. Nuk jam ndjerë kurrë aq e dashur, aq e mbajtur nga miqtë e mi. Duhet të kem bërë diçka të drejtë në jetë që të kem kaq shumë njerëz që më duan. Këto miqësi ekzistojnë prej 20 vitesh apo edhe disa të reja që janë antiplumb. Këto janë shpërblimet e jetës. Kur ka kaq shumë dhimbje, Zoti të shtrëngon, por të lë të marrësh frymë”, vazhdoi ajo.
Ajo vazhdoi duke thënë se si e sheh tani dashurinë: “Nuk është njësoj. Dashuria e një partneri më zhgënjeu. Kjo ndikoi në idiosinkrasinë time. Është e pashmangshme, të paktën për momentin, që kam humbur besimin tek tjetri. Procesi i shërimit është i gjatë. Do të më duhen disa albume!”
Pique është në një tjetër lidhje, me 37-vjeçarin që është lidhur me 25-vjeçaren Clara Chia Marti. Ai është ende i përfshirë në disa sipërmarrje sportive, duke përfshirë The Kings League, ndërsa Shakira po fokuson shumë vëmendjen e saj në muzikë.