ShowBizzz

Shakira nuk kalon pa u vënë re, pikaset me partnerin e ri! Ja kush është aktori meksikan që ka “rrëmbyer” zemrën e këngëtares

Shakira është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë pas raportimeve se është parë së fundmi në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo në Los Anxhelos.

Sipas mediave ndërkombëtare, takimi mes tyre ka nxitur menjëherë spekulime për një afrim të mundshëm romantik. Garcia-Rulfo njihet për rolin e tij në serialin e njohur “The Lincoln Lawyer”, ku interpreton personazhin kryesor.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, paraqitja e përbashkët ka mjaftuar që rrjetet sociale dhe mediat e showbiz-it të aludojnë për një histori të re dashurie.

Të lidhura

None found

Prej ndarjes së bujshme nga ish-futbollisti Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë, Shakira ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, duke zgjuar interes të madh të publikut dhe mediave.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse takimi në Los Anxhelos ka qenë thjesht miqësor apo fillimi i një romance të re, ndërsa fansat po ndjekin me kuriozitet çdo zhvillim të ri.

Të Lidhura:

  1. Iu ‘nxi’ jeta nga akuzat për tradhti, Pique: Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë
  2. Shakira shkëlqen në “The Tonight Show” me një performancë speciale, interpreton “Hips Don’t Lie” me rastin e 20 vjetorit të hitit ikonik
  3. Në një romancë të re? Dea Michele ndez thashethemet, pamjet e influenceres që po bëjnë xhiron e rrjetit! Kush është djali në krahët e saj
  4. Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

Të Ngjashme