Herët a vonë, Shakira, mbretëresha e muzikës latine, do ta thoshte të vërtetën.
E ftuar në emisionin ‘The Tonight Show’ nga Jimmy Fallon foli për marrëdhënien e saj me futbollistin Gerard Piqué dhe arsyjeja e hendekut 7- vjeçar nga albumi i fundit dhe ‘El Dolorado’-s , kishte qenë ish-i i saj.
Por tashmë ajo ka publikuar albumin e saj të plotë, ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, (Femrat nuk qajnë më).
‘Nuk pata kohë për shkak të burrit. Tani, jam pa burrë. Jam e lirë. Tani mund të punoj, – mandej shtoi: – Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë, ishte si katarsis për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha më mirë. Ne gratë duhet ta fshehim dhimbjen para fëmijëve dhe shoqërisë. Duhet të shërohemi sipas një mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që gruaja, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe sa të qajnë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështirësitë e jetës’.
Rikujtojmë se Shakira dhe Piqué u ndanë në vitin 2022 dhe ndarja e tyre s’ishte aspak miqësore, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me të dashurën aktuale, Clara Chia Marti.