Shakira zbulon arsyen se pse nuk është fanse e filmit “Barbie”
“Barbie”, i nominuar për çmimet ‘Oscar’ tërhoqi vëmendjen e fansave dhe kritikëve, që nga debutimi në vitin 2023.
Por, këngëtarja kolumbiane Shakira ishte ndër ata që nuk e preferuan këtë film, siç tha në një intervistë kopertine për Allure të botuar të hënën.
“Djemtë e mi e urrenin absolutisht. Ata e ndjenin se ishte turpëruese”, tha ajo.
Artistja e famshme iu referua djemve të saj, Milan, 11-vjeç dhe Sasha, 9-vjeç, që i ndan me ish-partnerin Gerard Pique.
“Dhe unë jam dakord, në një masë të caktuar”, u shpreh ajo.
Këngëtarja e “Punteria” shpjegoi se dëshiron që djemtë e saj “të ndihen gjithashtu të fuqishëm” duke “respektuar gratë”.
“Më pëlqen kultura kur përpiqet t’i fuqizojë gratë pa i grabitur burrave mundësinë e tyre për të qenë burra, për t’u mbrojtur dhe siguruar. Unë besoj në dhënien e grave të gjitha mjetet dhe besimin se ne mund t’i bëjmë të gjitha pa humbur thelbin tonë, pa humbur feminilitetin tonë”, vazhdoi Shakira.
“Unë mendoj se burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe gratë gjithashtu kanë një qëllim tjetër. Ne plotësojmë njëri-tjetrin dhe kjo nuk duhet të humbasë”.
Ndërsa Shakira është për fuqizimin e grave, ylli theksoi se nuk mendon se kjo do të thotë se ato duhet të përballojnë gjithçka vetëm.
“Barbie” i Greta Gerëig që shfaq Margot Robbie si personazhin kryesor dhe Ryan Gosling si Ken mori kritika shumë të forta pas publikimit të tij si nga njerëzit që nuk e panë kurrë filmin, ashtu edhe nga ata që e panë.
ks