Shannen Doherty, ylli i “Beverly Hills, 90210”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin në fazën e katërt.
E lindur më 12 prill 1971, në Memphis, Tenesi, ajo fitoi famë për portretizimin e Brenda Ëalsh në dramën adoleshente “Beverly Hills, 90210” (1990-1994) dhe si Prue Halliwell në dramën mbinatyrore Charmed (1998-2001) përpara se të shfaqej në filma të ndryshëm televiziv gjatë karrierës së saj.
“Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty”, tha Leslie Sloane për PEOPLE. “Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”.
Ylli i “Beverly Hills 90210” u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kanceri ishte rikthyer sërish.
Në nëntor 2023, Doherty zbuloi se kanceri ishte në fazën 4 dhe ishte përhapur në kocka.
bal