Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania, me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë sulmuar objektiat e përdorura nga grupi i rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 5 rebelë të Houthi dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulemt ajrore dhe detare.
Mbrëm u goditën aeroportet dhe objektet e tjera në qytetet nën kontrollin e rebelëve Houthi. Në njoftimin e sotëm, zëdhënësi ushtarak Houthi foli për 73 sulme nga SHBA dhe Britania, të cilat rezultuan me vdekjen e të paktën pesë personave.
“Armiku amerikano-britanik nisi 73 bastisje, duke synuar kryeqytetin Sanaa dhe provincat e Hodeidah, Taiz, Hajjah dhe Saada. Këto bastisje rezultuan me vdekjen e pesë martirëve dhe plagosjen e gjashtë anëtarëve të tjerë të forcave tona të armatosura”, tha zëdhësi ushtarak Yahya Sharea.
Më poshtë shihet një “Tajfun” britanik që godet një objekt rebel. Videoja tregon një ndërtesë të shënjestruar nga avioni luftarak, e ndjekur nga një shpërthim i madh.
British and US forces have launched an attack on Houthi targets in Yemen after the Iranian-backed group defied a warning to stop targeting ships in the Red Sea.
The MOD has confirmed that the RAF was involved in strikes at two locations in Yemen.https://t.co/ufevSpc5uO pic.twitter.com/K6glFro3Kh
— Sky News (@SkyNews) January 12, 2024
Sipas Sky News, kjo është një nga dy zonat që Britania e Madhe bombardoi dje në Jemen, në kuadër të operacionit të përbashkët me SHBA-në.
Mohammed Ali al-Houthi, anëtar i këshillit më të lartë politik të Houthis, i quajti sulmet amerikano-britanike në Jemen “barbare”.
Përfaqësuesi i rebelëve Houthi të Jemenit, Mohamed Abdel Salam , e bëri të qartë sot se lëvizja do të vazhdojë të synojë anijet tregtare nëse ato kanë ndonjë lidhje me Izraelin, ndërsa denoncoi sulmet e “pajustifikuara”, sipas tij, nga amerikanët dhe të Forcat e armatosura britanike kundër instalimeve të lëvizjes në qytete të ndryshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo