Lajme

SHBA e konfirmon, shtetas amerikanë janë vrarë në Izrael

SHBA ka konfirmuar tashmë se katër shtetas amerikanë janë vrarë në Izrael pas luftimeve me terroristët e Hamas.

Këtë e ka konfirmuar për CNN, senatori amerikan Chuck Schumer i cili tha se “fatkeqësisht, ne e dimë se ka amerikanë që janë vrarë. Administrata na tha se ata janë në dijeni për katër shtetas amerikanë të vrarë dhe numri pritet të rritet.”

Ndërkohë, ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer tha se shtetas amerikanë ishin mes dhjetëra personave të mbajtur peng në Gaza nga militiantët palestinezë.

Sulmi i befasishëm nga Hamas të shtunën ka lënë qindra izraelitë të vdekur, duke nxitur betimet për hakmarrje nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe një breshëri vdekjeprurëse të sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite la të kuptohet se Izraeli mund të përpiqet të marrë kontrollin e plotë të Gazës për herë të parë që nga viti 2005 dhe më shumë se 20 komunitete pranë Gazës janë duke u evakuuar.