Lajme

SHBA miraton planin për të goditur objektivat iraniane në Siri dhe Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan planet për një seri sulmesh ndaj objektivave iraniane në Siri dhe Irak.

Zyrtarët bëjnë me dije se sulmet do të zhvillohen gjatë dhe për disa ditë. Ky vendim vjen pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani, afër kufirit me Sirinë.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar një grup milicie të mbështetur nga Irani për sulmin. Irani ka mohuar çdo rol në sulmin që vrau 3 ushtarët amerikanë dhe plagosi disa të tjerë. Ndërsa zyrtarët amerikanë janë zotuar t’i përgjigjen sulmit me dron, madje presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se vendi nuk po kërkon një luftë më të gjerë me Iranin.

Këto përplasje mes dy vendeve vijnë pasi disa grupe të mbështetura nga Irani kanë shtuar sulmet ndaj entiteteve të lidhura me SHBA-në dhe Izraelin që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo