Shefi i ri i misionit EULEX, Antero Lopes, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek.
Në takim u bisedua mbi çështje që lidhen me sundimin e ligjit në Kosovë, raporton KosovaPress.
Lopes me këtë rast ka rikonfirmuar përkushtimin e EULEX-it për sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Sot zhvillova një takim njohës me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutova çështje që lidhen me sundimin e ligjit.
Në takim, rikonfirmova përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë”, shkroi Lopes në X.
