Lajme

Shemsije Lladrovci emocionon me rrëfimin: Në dasmën tonë ishte edhe Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së

Shemsije Lladrovci, bashkëshortja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një kujtim të veçantë nga jeta e saj, duke treguar se në dasmën e tyre, më 2 shtator 1990, të pranishëm ishin edhe Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së.

Ajo kujton se dasma u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, në një kohë kur flamuri kombëtar ishte i ndaluar, ndërsa policia serbe ushtronte presion mbi qytetarët.

MGID Paragrafi 2

“Në mesin e krushqve tanë ishin Fehmia dhe Xheva me shumë shokë të idealit, dhe vetë Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së”, shkruan ajo.

Lladrovci përshkruan momentin kur Fehmi Lladrovci u kishte thënë burrave të krushqisë: “Kush është burrë me e mbrojtë flamurin, le të hyjë në kerre. Të tjerët le të na presin këtu, për çdo rast”, ndërsa armët ishin shpërndarë për t’u mbrojtur.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo kujton se gjatë rrugës policia priste në Terstenik, por nuk i ndaloi. Në Polluzhë, sipas zakonit, u shtinë armë në ajër, teksa babai i saj kishte thënë: “Dasmën, dhe gjakun të përbashkët i kemi.”

“Pas kerrit të nuses, vinte kerri i Adem Jasharit me shokët e tij. Kur arritëm në shtëpi, Ademi i kërkoi leje babës Tush: ‘A po na lejon ta shkrepim ndonjë?’ Dhe aty u shtinë armët, me pushkë e me rafale, jo për frikë, por për nder”, kujton Shemsije Lladrovci.


Sipas saj, që nga ajo ditë, çdo natë, burrat e lagjes bënin roje me radhë, duke e shndërruar dasmën në një ngjarje që do të mbetej e paharrueshme për historinë./Drenicaonline

Artikull i sponzorizuar