Shëndrit Lumi mund të mos ketë arritur të shpallet fitues i “Big Brother VIP Albania”, por duket se nga ky format fitoi diçka shumë më të rëndësishme – dashurinë dhe respektin e publikut.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”, ai u dallua për sjelljen e tij, edukatën dhe besnikërinë, duke krijuar një imazh pozitiv te publiku, shkruan Kosovarja.

Edhe pas përfundimit të aventurës televizive, Shëndriti po vazhdon ta shijojë atë që fitoi nga eksperienca në “BBVA”: një mbështetje të madhe dhe një vend të veçantë në zemrat e publikut.

