ShowBizzz

“Shenjat e dhunës janë në trup, shtëpinë e braktisi”, Elia Zaharia flet gjërë e gjatë për situatën

Elia Zaharia ka reaguar në emisionin “Breaking” me Dafina Hysën për situatat e dhunës dhe tensionet me Princ Lekën.

Ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur babain, i cili kishte 10 ditë që po kujdesej për vajzën e vogël të Elias dhe Princ Lekës.

Elia Zaharia vijoi më tej duke thënë se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi, derisa të ndërtohet apartamenti që Princi i ka dhënë vajzës.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe m’u gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij dhe prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. T’i them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk më kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizanë, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi Elia.



lokimagazine