Horoskopi

Shenjat e horoskopit që duan pushime me miqtë dhe me partnerët

Ato duan të bëjnë dy pushime të veçanta këtë verë. Disa ditë duan të shkojnë me shoqet e tyre në një ishull dhe të kalojnë bukur si grup vajzash dhe disa ditë të tjera duan të shkojnë me partnerin në një vend për pushime romantike dhe të jenë më… “lozonjare”. A po pyesni se cilat shenja të horoskopit po i referohemi?

Gruaja Shigjetar nuk dëshiron presion në jetën e saj personale. Ajo dëshiron të ndiejë se ka lirinë për të bërë shumë gjëra. Për të, pushimet për disa ditë me miqtë e saj i jep më shumë energji. Dhe më pas, pasi ajo ka rimbushur bateritë, shkon me partnerin e saj për disa ditë dhe argëtohet akoma më shumë.

Gruaja Binjake është saktësisht e njëjtë me gruan e Shigjetarit. Nuk mund ta ndaloni që të kalojë kohë me miqtë dhe shoqërinë e saj. Ajo do që në verë t’i ndajë pushimet mes partnerit dhe miqve. Ajo i dëshiron të dyja dhe nëse e privoni nga njërën prej tyre, atëherë vetë lidhja juaj ka të ngjarë të jetë në rrezik. Sepse do të ndihet nën presion nga kjo gjë.

Nga tre shenjat, gruaja Ujor është më e pavarura. Ajo që do t’ju thotë se fillimisht do të argëtohet pak me shoqërinë e saj dhe më pas me ju. Dhe nëse mendon se mund ta “thyesh” dhe t’i thuash që do të shkosh me shoqet e tua për ta bërë xheloze, dije se po lodhesh kot…