Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me partneren e tij, Blerta Celibashi, ditën e djeshme në një festë miqësie në SHBA, disa muaj pas zbulimit të lidhjes së tyre, ndërkohë që 42-vjeçari ishte ende i martuar me aktoren Elia Zaharia dhe ndarja e çiftit nuk ishte bërë publike.
Dhe media britanike Daily Mail i ka dedikuar një artikull Princ Lekës dhe të dashurës së tij fotografe, si edhe ndarjes së tij të bujshme nga aktorja.
“Princi i kurorës Leka II ka debutuar të dashurën e tij të re në Instagram shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij, Elia Zaharia”, shkruan Daily Mail.
42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave Blerta Celibashi, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën.
Media britanike shkruan se zyrtarizimi i marrëdhënies së tyre vjen pasi Leka dhe Princesha Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të princeshës 4-vjeçare Geraldine, njoftuan ndarjen e tyre në janar me argumentin se “marrëdhënia kishte humbur funksionin e saj.
“Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të pakëndshme, ku dyshja u urdhëruan të qëndronin pesë metra larg njëri-tjetrit pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje dhe Princi Leka se mund ta shihte vajzën e tij vetëm në prani të një dadoje.
Por këtë javë, Princi shqiptar la mënjanë ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti partneren e tij të re, Blertën në gjirin mbretëror, dhe ndau në Instagram një portret të tyre të kapur për dore në event”, shkruhet në artikull.
Princi Leka dhe Blerta kanë pozuar të kapur për dore dhe të buzëqeshur para kamerës.
“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Lekën dhe Elian, dhe pavarësisht se ishte pretendues për një fron që nuk ekziston pas shpërbërjes së monarkisë shqiptare në 1943, princi dhe ish-bashkëshortja e tij magjepsëse kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan 8 vjet më parë”, shkruan Daily Mail.
Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, morën pjesë në ceremoninë luksoze.