Lajme

Sherr mbrëmjen e sotme, një person përfundon i plagosur

Një konflikt i dhunshëm mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, duke lënë një të plagosur.

Në vendngjarje, shërbimet e policisë kanë gjetur një 54-vjeçar me dëmtime në pjesën e kokës, i cili paraprakisht dyshohet se ndodhej edhe në gjendje të dehur.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Të Ngjashme