Lajme

Sherr mes Braçes dhe Spahos: Pecetat higjieno-sanitare për burra si ti i japim falas

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka debatuar sot me deputetin demokrat, Edmond Spaho. Gjatë diskutimit nen për nen të projektligjeve të Paketës Fiskale, i cili po zhvillohet online, dy deputetët janë përplasur me njëri-rjetrin në lidhje me kaosin e krijuar së fundmi në Kuvend dhe miratimin në parim të projekt-buxhetit të vitio 2024.

Erion Braçe tha se ditën e hënë, gjatë miratimit të buxhetit nën kaosin e tymuesve dhe zjarrit, ka ndodhur një ngjarje kriminale . Deputeti sosialist tha se të ndezësh zjarr mes sallës ku brenda janë 140 persona është krim. Ai u shpreh i habitur se si kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim.

Në repilikën e tij, Edmond Spaho paraljamëroi sërish rrëmuja në Kuvend, nësr kërkesat e opozitës nuk plotësohen.

Erion Braçe thja gjithashtu se buxheti nuk ëhstë miratuar në 5 minuta, në pesë minuta ka ndodhur vetëm votimi dhe se buxheti ka që më 1 nëntor që diskutohet në komisionet e Ekonomisë.

“Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor”, tha Braçe.

Gjatë debatit nuk munguan as akuzat e ofendimet.

Erion Barçe tha se deputeti Edmond Spaho ka ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Ai tha me ironi se pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.

Erion Braçe: Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta, ka ndodhur vetëm votimi. Ajo që ka ndodhur është që buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje. Janë 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Kemi marrë edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër, që është kërkuar. Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen vlen për të materializuar ndryshime, deri në 7 dhjetor kemi diskutime deri tek miratimi. Kush e ka pasur mendjen tek sherri, po për ata buxheti u miratua në 5 minuta. Ne të hapur kemi qenë për të gjithë.
Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar, por flaka që ndodhi në kuvend me flakë, brenda një ene kishte lënë djegëse. Të ndezësh zjarr mes sallës ku brenda janë 140 veta normal është krim, dhe jam i habitur se si kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim. Zjarri mes kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese.

Spaho: Nëse nuk ndryshoni do përballemi me po të njëjtën sjellje që keni parë.

Braçe: Zotëria e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve. Ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Berishës duhet ti vini fre. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.