Mbrëmja e kaluar në “Big Brother Vip Kosova” ishte mjaft e tensionuar, pasi debatet mes banorëve eskaluan deri në përplasje fizike, duke shqetësuar audiencën dhe shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Tensioni mes banorëve ka krijuar një situatë të vështirë në shtëpinë më të famshme të Kosovës, e cila duket se ka përshkallëzuar në nivele të papritura.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, moderatori Alaudin Hamiti reagoi duke postuar një imazh në Instastory, ku ai shihet duke vëzhguar banorët teksa shijon disa ëmbëlsira.
Në mbishkrimin e fotos, Hamiti shkroi: “Pak ëmbëlsi pas një ‘tërmeti’ në shtëpinë më të famshme në vend”.
lokimagazine