E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Balina Bodinaku. Ish-opinionistes së “Big Brother VIP” iu kërkua një mendim për debatin e ashpër mes dy banoreve, Sara-Franceska.
Sipas Balinës, Françeska ka më shumë faj në këtë debat.
“Të them të drejtën nuk dua të dukem e njëanshme, nuk kam ndonjë simpati të veçantë për njërën apo për tjetrën por mendoj që agresioni i Françeskës ishte i pajustifikuar dhe ishte ai që e inicioi. Nëse një agresion ndalohet në moment nuk jep mundësi që të degradojë deri në atë pikë”, tha Balina.