Lajme

Sherri me shkopa bejsbolli për borxhin 25 mijë euro

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg”, në Kavajë, ku shkak dyshohet se është bërë një borxh prej 25 mijë eurosh.

Sipas burimeve në media, Danjel Habibi bashkë me një 35-vjeçari me iniciale Q.B., kanë goditur me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja. Ky i fundit ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sherrit, autorët e ngjarjes i kanë dëmtuar makinën shtetasit Zenel Lushkja. Ndërkohë, policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.