Lajmi për sherrin mes Elia Zaharis dhe Princ Lekës ka marrë dhenë, teksa mes tyre po zhvillohet procedurat e divorcit.
Ata ndajnë së bashkë një vajzë 3 vjeçare, fryt i martesës së tyre, mirëpo tashmë që çifti nuk janë bashkë e mitura do detyrohet të jetojë me njërin nga prindërit.
Pë shkak të moshës së vogël, vogëlushja supozohet të qëndojë pranë të ëmës, mirëpo ka disa pengesa ligjore. Nëna mund të humbasë kujdestarinë në rast se vërtetohet se ka probleme me alkoolin, me lëndë narkotike, apo probleme mendore ose psikologjike dhe mund të vërtetohet nga mjeku.
Ose nëse e ëma ka probleme me shtetin, probleme me sjellje kriminale. Në këto raste automatikisht dhe pavarësisht moshës së fëmijës, kujdestaria kalon tek i atit.
Sakaq, Princ Leka pretendon se është dhunuar nga ish-bashkëshortaja dhe babai i saj, duke luhatur pozitat e Elias për kujdestarinë e vajzës së saj. Ai pretendon se kishte shkuar të takonte vajzën 3 vjeçare në oborrin mbretëror, kur vjehrri e ka qëlluar me një statujë. Nëse vërteohet që fëmija rritet në një ambinet të dhunshëm, atëhërë kujdestaria mund t’i kalojë Princ Lekës.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka dalë me deklaratë zyrtare dhe saktëson se Princ Leka Zogu është paraqitur dje në Komisariatin Nr.1 dhe ka kallëzuar dhe gruaja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Nga ana e oficerëve i është marrë deklarim dhe aktores Elia Zaharia, e cila gjithashtu ka pretenduar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj me të cilin është drejt ndarjes në gjykatë, Princ Leka. Ndodhur në këto kushte, Policia e Tiranë ka plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme për të dy bashkëshortët dhe materialet procedurale ia ka kaluar Prokurorisë pranë së Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ende nuk është sqaruar se kush nga të dy po thotë të vërtetën, por një gjë mund të thuhet me siguri. Proceset deri sa gjykata të marrë vendimin përfundimtar për të mirën e fëmijës, mund të zgjasin me muaj të tërë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo