ShowBizzz

Sherri u erdhi nga lopa, nisin përçarjet e para në “Ferma VIP”: Nuk ulem më në tavolinë me njerëz që s’më duan

Brenda 24 orëve, kanë nisur përçarjet e para në “Ferma VIP”.

Mungesa e ujit për kafshët ka “nxehur gjakrat” mes Elsa Lilës dhe Xhesika Polos, situatë që degradoi edhe në debate personale.

Elsa, në një bisedë me Çiljetën dhe Renisin në dhomën e ndenjes, teksa u shpjegoi situatën e debatit, shprehu bindjen se nuk do të ulej më në një tavolinë me Xhesikën.

Unë bëra punën time, me auto disiplinë, por të ndihem e atakuar pse i dhashë ujë një kafshe. Unë nuk ulem fare tani në tavolinë me atë person. Unë vazhdoj jetën time këtu. Shkoj në vend tjetër unë, ç’punë kam unë me njerëzit që nuk më duan”, tha Elsa.

Këngëtarja, kur hasi prezencën e Xhesikës, e ftoi që të shkonte dhe tu jepte ujë kafshëve.

Ç’është kjo kompetenca, se të vje n inat se i dhashë unë ujë lopës. Shko jepi ti”, tha Elsa.

Ndërsa Çiljeta, u mundua që të qetësonte ujrat mes dy kolegeve të saj, të cilat tashmë i ka konkurrente në “Ferma VIP”, që startoi këtë të premte në Vizion Plus.

Ju do uleni të dyja dhe do flisni bashkë, se nuk jeni të vogla. A doni sherre, ja erdhi për lopën”, tha Çiljeta.