Lajme

“Sherrin e Ramës me Kurtin e kemi nxjerrë në Pazar”, Shehi: Të njehësohemi me Kosovën

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur rreth raportit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

I ftuar në “Open”, Shehi komentoi marrëdhëniet të raportuara jo të mira mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova Albin Kurti duke thënë se kjo është e dëmshme për Shqipërinë.

Ai deklaroi se Shqipëria nuk duhet të mbështesë rezolutën për Kosovën vetëm për arsye solidariteti, por duhet të njehësohet pozicioni, pra sipas tij ta mbështesim plotësisht.

“Sherrin e Ramës me Kurtin e kemi nxjerrë në pazar dhe kjo është e dëmshme për Shqipërinë.

Pse e them këtë? Rama sa doli në Parlament tha se ne jemi për një rezolutë me Kosovën, për solidarizim. Këtë mund ta bëjmë me Izraelin, me Tajvanin, por jo me Kosovën.

Me Kosovën është ndryshme, duhet njësim i pozicionit është çështje ekzistenciale për shtetin tonë” u shpreh Shehi.