Një ndër vajzat të cilat të bën të kthesh sytë dy herë nga ajo është Sara Gjordeni. Pavarësisht se sjellja e saj brenda në shtëpi sipas ndjekësve lë shumë për të dëshiruar, sa i përket pamjes dhe mënyrës si ajo vishet na lejoni t’i japim “hakun”.
Çdo “prime” Sara di se si të tërheqë vëmendje dhe shfaqet gjithmonë e kuruar. Mbrëmjen e sotme ajo ka vendosur që të veshë një fustan të zi mjaft elegant, por ajo që i ka dhënë më tepër hijeshi pamjes së modeles ka qënë varësja mijëra dollarëshe që mban mbi qafë.
Ajo në qafë ka vendosur një varëse “Cartier” dhe të gjithë e dimë se sa shumë kushtojnë.
Nga një hulumtim i vogël zbuluam se në qafë Sara mbrëmjen e kësaj të shtune mban një “Cartier” që kushton mbi 31 mijë dollarë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb