Lajme

Shfyrtëzoi të miturën për 2 vite për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin Dervish Hasi, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të mitur.

Nuk dihet ende mosha e të miturës, por sipas policisë 42-vjeçari prej dy vitesh e shfrytëzonte për prostitucion. Arrestimi i Dervish Hasit banues në Tiranë, u bë pas kallëzimit të bërë në komisariatin nr. 1 të policisë në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo