ShowBizzz

Shihej e zhv*shur tërësisht, reagon Melinda pas videos virale

Këngëtarja Melinda Ademi ka tërhequr së fundmi vëmendjen me një video të postuar gjatë pushimeve në Dubrovnik të Kroacisë.

Videoja, që u bë virale në rrjet, ka ngjallur debat mes ndjekësve, të cilët spekuluan se Melinda ishte shfaqur e zhveshur përpara kamerës.

Pas përhapjes së shpejtë të videos dhe aludimeve se këngëtarja ishte nudo, Melinda reagoi menjëherë për të qartësuar situatën.

Në një mesazh për fansat e saj, ajo shkroi: “Më vjen keq nëse mendoni se më keni parë zhveshur, sepse kam pasur veshur një palë bikini në ngjyrë nude”.



lokimagazine