Kërkesa e Shiloh për të hequr mbiemrin e Brad Pitt është pranuar nga gjykata, sipas një raporti të “Page Six”. Një gjyqtar e nënshkroi vendimin të hënën në mëngjes dhe tani zyrtarisht është Shiloh Nouvel Jolie, duke hequr mbiemrin Pitt.
Ky vendim është një goditje për aktorin Brad Pitt, i cili duket se është përpjekur të ruajë marrëdhënien me fëmijët e tij, edhe pse disa prej tyre kanë zgjedhur të distancohen nga mbiemri i tij. Ndërsa gjyqtari po firmoste ndryshimin e emrit të Shiloh, Pitt udhëtoi për në Itali me avionin e tij privat për të takuar mikun e tij të ngushtë, George Clooney, dhe gruan e tij, Amal, në liqenin e Comos.
Vendimi i Shiloh për të hequr mbiemrin Pitt është një tregues i grindjes së vazhdueshme mes ish-çiftit Jolie-Pitt. Burime bëjnë më dije s eky veprim ka prekur thellë Brad Pitt, i cili ndjen se marrëdhënia e tij me vajzën e tij biologjike nuk është më si më para.
Të tre vajzat e çiftit, Vivienne, Zahara dhe Shiloh, kanë vendosur të mbajnë vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar kështu një distancim nga figura e të atit.
bal