Brad Pitt po kalon një periudhë të vështirë me familjen e tij. Në krye të tensionit që ndan me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, me të cilën u divorcua në vitin 2016, vajza e tij Shiloh ka marrë një vendim nga i cili aktori ëhstë stresuar jo pak.
Kur në maj mbushi 18 vjeç, ajo vendosi të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të fshirë mbiemrin e babait të saj, Pitt, nga emri i saj. Tani është thjesht Shiloh Jolie. Aktori i “Meet Joe Black”, “Seven”, “Troy”, “Ocean’s Eleven” dhe “Fight Club” thuhet se është shumë i mërzitur me atë që ndodhi.
“Ai është i lënduar dhe i mërzitur. Të kuptosh që po humbet fëmijët nuk është e lehtë për të. Ai i do fëmijët e tij dhe i mungojnë ata, gjithçka është shumë e trishtueshme”, tha një burim i afërt me Brad Pitt për revistën People. “Ai ka qenë i fokusuar që të ketë marrëdhënien më të mirë me fëmijët e tij që nga divorci”.
Burimi vazhdoi të detajojë lidhjen që Pitt ka me Shiloh. “Brad Pitt nuk ishte kurrë më i lumtur se kur lindi, sepse ai gjithmonë kishte dashur një vajzë”, shtoi burimi.
Veprimi ligjor i Shiloh për të fshirë mbiemrin e babait të saj nuk është unik brenda familjes. Vajza e tij Vivienne shfaqet në titullin e muzikalit “The Outsiders” si Vivienne Jolie, dhe Zahara, një tjetër nga vajzat e tij, u shfaq në një shoqëri kolegji pa Pitt në emrin e saj. Maddox gjithashtu përdor Jolie në dokumentet e tij ligjore.
Pavarësisht këtij shqetësimi, revista “People” pretendon se aktori është i lumtur me partneren e tij aktuale, Ines de Ramon. Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjithsej gjashtë fëmijë, dhe ata janë: Maddox (22), Pax (20), Zahara (19), Shiloh (18) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (15).
bal