Lajme

Shiroka Pula takon akademiket Limani, Mushkolaj dhe Prelvukaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj, me të cilat ka diskutuar për zhvillimin e arsimit, shkencës dhe rolin e grave në jetën publike.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtua rëndësia e akademisë në zhvillimin e shtetit, avancimi i arsimit të lartë dhe forcimi i shkencës në Kosovë.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe kontributit të grave në jetën akademike dhe publike, si dhe rolit të tyre në përparimin e shoqërisë.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e tri akademikeve në fushat e tyre përkatëse dhe angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë.

Ajo theksoi se përvoja dhe ekspertiza e tyre janë të rëndësishme për adresimin e sfidave dhe avancimin e mëtejshëm të shtetit.

Të Ngjashme