ShowBizzz

Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin në Jalë, Robert Berisha ironi për çmimet në jug?

Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatori Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.

Mirëpo siç duket, moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.

Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.

“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”, tha ai.