Lajme

Shitën kokainë dhe heroinë pranë 9-vjeçareve të Tiranës, DETAJE: Tetë grupet vepruan nga Lapraka në Qytet Student, mes tyre ish-polici dhe trafikanti i njohur

Detaje të reja kanë dalë në pah nga operacioni i madh i antidrogës i finalizuar gjatë fundjavës në Tiranë, pas katër muajsh hetime.

Burime për mediat bëjnë me dije se personat e arrestuar dhe ata që janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Tiranë, vepronin dhe në periferi të kryeqytetit. Konkretisht bëhet me dije se 31 të prangosurit, të cilët thuhet se vepronin të ndarë në tetë grupe shisnin drogë në Laprakë, Brakë, Jordan Misja, Selitë, Yzberisht, Allias, Treg Elektrik dhe Qytet Student.

Po ashtu bëhet me dije se në secilin prej grupeve të lartpërmendura, vepronin nga 3 deri në 4 persona në cilësinë e shitësit të lëndëve narkotike. Në momentin që këta persona nuk kishin në dispozicion lëndë narkotike, thuhet se blerësit orientoheshin drejt grupeve të tjera të të njëjtit rrjet.

Ashtu siç kemi raportuar dhe ne ditën e djeshme, aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike shumë pranë shkollave 9-vjeçare, është zbuluar përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, me fokus të veçantë te shitjet e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në sajë të hetimeve të kryera, autoritetet arritën të godisnin dhe 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit, të cilët dyshohet se siguronin heroinën dhe kokainën për shpërndarje.

Ferit Xhani, është një prej personave që kishte rolin e furnizuesit në shkollat e Tiranës. Nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit pasi ka pasur edhe më parë precedent penale që lidhen me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për plagosje.

Në listën e të arrestuarve është edhe Engrid Hënaj që më parë ka pasur detyrën e ish-efektivit të policisë. Por në një rast që u arrestua për vjedhje, u lirua edhe nga policia e shtetit. Aksioni i mbyllur pardje pati në fokus shkollat kryesore në Tiranë 9 vjeçare dhe gjimnaze.

Sipas informacionit që disponon Newsbomb.al, në të u përfshinë agjentë me metoda aktive duke bërë 78 blerje dozash të vogla droge, në pika të ndryshme të Tiranës, për të bërë të mundur edhe prishjen e rrjetit të trafikut dhe shpërndarjes.

Emrat e të arrestuarve:

Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari. Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj,Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dheVolf Ramadani.

7 personat e arrestuar gjatë hetimeve:

Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.

Të Ngjashme