Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Malishevë.
Sipas Policisë, i dyshuari më 12 qershor 2026 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” në një objekt tregtar në Malishevë.
Pavarësisht veprimeve hetimore, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, ta raportojnë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes emailit zyrtar [email protected].
