“Pse mundohesh të bëhesh me Bardhin si Kiara me Luizin? Nuk ju shkon fare!”, ishte ky komenti i një ndjekësi disa javë më parë që nxiti reagimin e Sara Gjordenit.
Mes replikave, Sara habiti me një koment të saj, duke treguar se ndryshe nga Kiara, që i ka patur 13 ish-partnerë, ajo vetë i ka patur vetëm 3.
“Unë 3 exa Kiara 13. Ec qarkullo“, komentoi Sara, duke shkaktuar një ‘luftë’ në rrjet mes mbështetësve të saj dhe Kiarës/Luizit.
Komenti i Sarës për Kiarën erdhi gjatë kohës kur kjo e fundit e konfirmoi shtatzëninë e saj dhe është në javët e fundit të lindjes.
Mirëpo disa ditë më parë, edhe Sara Gjordeni konfirmoi se është shtatzënë për herë të parë, duke surprizuar jo pak publikun.
Në rrjet është komentuar shpesh shtatzënia e saj, ndërsa më e fundit ka ndodhur mes dy gazetareve në “RTV Ora News”, të cilat duket se e kanë ironizuar dhe kanë hedhur fije dyshimi mbi vërtetësinë e lajmit të dhënë nga Sara.
View this post on Instagram
Komentet e dy gazetareve kanë nxitur reagimin e Sarës, e cila shihet mjaft e revoltuar ndaj tyre.
Si fillim ish-banorja e BBV ka komentuar pikërisht në këtë postim të “RTV Ora News” në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: “Të dyja në gjyq, të dyja! Sa e shëmtuar”.
Më pas, Sara ka bërë disa postime në InstaStory, ku i cilëson dy gazetaret si “bullizuese dhe dy monstra”.
Postimet e Sara Gjordenit:
lokimagazine