ShowBizzz

Shkak Luiz Ejlli, Tan Brama ironizon aktorin Jul Deda

Luiz Ejlli vazhdon të cilësohet si personazhi më i dashur në Shkodër, sipas aktorit Tan Brahimi në një intervistë live për “Top Arena”.

Sipas Brahimit, fituesi i “Big Brother VIP 2” ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në qytet, duke e lënë pas edhe finalistin e BBVA3, aktorin Jul Deda, i cili gjithashtu vjen nga Shkodra.

Brahimi, ish-konkurrent i “BBV 2”, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Ejllin.

Gjatë transmetimit, Brahimi foli edhe për entuziazmin me të cilin shkodranët kanë mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt “Euro 2023”:

“Jemi gëzuar shumë. Me thënë të drejtën, unë jam personi i fundit që duhet thirrur për të folur për futboll, por meqë më erdhi ftesa, thashë po flas”, tha aktori.

“Tani, bëj sikur di diçka, mos na prish emisionin”, ia ktheu me humor nga studio Dea Mishel Hoxha.



lokimagazine