“Big Brother VIP Kosova” mbylli me sukses sezonin e dytë me fitues Lumbardh Salihun. Ai u shpall fitues i 144 mijë eurove në një përballje me tre finalistët e tjerë, Shqipen, Edonën, dhe Blerandon.
Pas mbarimit të spektaklit, të gjithë konkurentët e këtij edicionin ishin pjesmarrës në ‘After Party’ për të festuar mbarimin e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
Por duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë për njërin nga ish banorët e shtëpisë. Bëhet fjalë për Bleron.
Burime për Prive bëjnë të ditur se Blero ka pasur një konfrontim fizik me sigurimin.
Sipas tyre, shkak për këtë u bë e dashura e tij.