ShowBizzz

Shkaku? Përplasje mes Dafina Zeqirit dhe Kidës

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka shijuar një sezon veror plot me koncerte dhe aktivitete muzikore. Por, duket se kjo verë ka sjellë një përplasje të re në botën e estradës.

Në qendër të kësaj përplasjeje, thuhet të jetë marrëdhënia e saj me një tjetër artiste të njohur, Kidën.

Një vëzhgim i thjeshtë në “Instagram” tregon se diçka ka ndryshuar midis dy këngëtareve, të cilat kanë sjellë dy bashkëpunime të suksesshme në të kaluarën. Dafina dhe Kida nuk ndiqen më në këtë rrjet social, duke ngjallur spekulime për një përplasje mes tyre.

Në profilin e Kidës, Dafina nuk figuron më në listën e ndjekësve të saj. Nga ana tjetër, Dafina ka zvogëluar ndjeshëm listën e personave që ndjek, duke lënë vetëm katër llogari.

Arsyeja e këtij ndryshimi të papritur nuk është e qartë, pasi as Dafina dhe as Kida nuk kanë bërë deklarata publike për këtë çështje në rrjetet sociale.



lokimagazine