Lajme

Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut të Fushë-Krujë

Durim Toska, drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë është shkarkuar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas njoftimit kjo masë ka ardhur pas shkeljeve të ndryshme, me kriter etik dhe ligjor nga Toska. Ky i fundit është lajmëruar lidhur me këtë vendim në orët e vona të kësaj të shtune.

“Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023).

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë,” thuhet në njoftim.