Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se nuk mund ta mposhtin në zgjedhje.
Gashi, përmes një postimi, ka vlerësuar se Rama ka përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit të pushtetit, parave publike dhe mbështetjes së mediave kryesore.
Ai i ka bërë thirrje Ramës që, nëse është i bindur se nuk mund të mposhtet, t’ia lëshojë vendin një qeverie teknike që do t’i përgatiste zgjedhjet.
Postimi i Gashit:
«Nuk më mundni dot në zgjedhje», tha sot në mëngjes Edi Rama.
Me shtetin në shërbim të pushtetit, me paratë publike në dispozicion e me mediat kryesore në krah, përparësinë e ki të madhe.
Po nëse je qaq i bindun që s’t’mundin dot, lëshoja vendin një qeverie teknike që i përgatit zgjedhjet, e mandej garo dhe e shohim.
P.S.
Rama thojke që s’e lëkund kush prej pushtetit, por karriga në të cilën ish ulë s’u pajtojke me të.
