Një kristal unik, i krijuar nga shpërthimi i parë bërthamor në histori, është zbuluar pas dekadash në shkretëtirën e New Mexico.
Shkencëtarët thonë se materiali i pazakontë u formua nga temperaturat dhe presionet ekstreme, kushte që nuk mund të riprodhohen natyrshëm në Tokë.
Bomba e parë atomike në histori ka krijuar një Kristal të pamundur. Është zbuluar në shkretëtirën e New Mexico, ku në vitin 1945 u realizua “Trinity Test” dhe shpërthimi “Gadget”, bomba me pluton , e cila ka lënë trashëgimi një kristal që në natyrë nuk ekziton.
Ka evente që kanë ndryshuar historinë e njerëzimit përgjithmonë. “Trinity Test” është padyshim një nga këto ngjarje të mëdha, pasi bëhet fjalë për testimin e parë të bombës bërthamore në shkretëtirën e Alamaogordo, në 16 korrik 1945.
Në kuadër të projektit amerikan, Manhattan , ky test ku u shpërthye një bombë me pluton, i hapi rrugën më pas bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit, që ndodhen në realitet një muaj më pas.
Por shpërthimi në fazën testuese ngriu në kohë edhe kushtet për fomimin e një kristali, që nuk do ishte krijuar kurrë në tokë.
Por kushtet ekstreme të shpërthimit kaq të dhunshëm dhe kaosi dhanë një rezultat që shkenca e ka konfirmuar vetëm sot, pas pothuajse një shekulli.
Sipas shkencëtarëve, shpërthimi çliroi një energji të barabartë me 21 mijë ton tritol, ku edhe rëra e shkretëtirës u shkri dhe u përthith nga kërpudha atomike.
Kjo substancë është krijuar në formë spontane gjatë shpërthmit nuklear, dhe tregon që kushtet ekstreme, si temperaturat mbi 1500 gradë celcius dhe presioni deri në 8 gigapaskal, mund të gjenerojnë materiale totalisht të reja, që në kushte dhe metoda tradicionale është plotësisht e pamundur të formohen apo përftohen.
Zbulimi tregon për kristal me formulë totalisht ndryshe nga ato ekzistues, dhe e gjithë puna studimore është publikuar në revistën shkencore të Akademisë Amerikane te Shkencave Pnas.

