Ajo së fundmi ka fituar çmimin prestigjioz “LOEWE Top Profesorship“.
Vlen të theksohet se Mira Mezini është: profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it (Gjermani); profesoreshë e ftuar në disa vende të botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe, më pas edhe për kërkimin dhe inovacionin, ka shprehur në mbledhjen solmne të Asamblesë një mesazh falënderimi për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që e zgjodhi anëtare të jashtme.
Mira Mezini është autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, me rreth 7000 citime; e cilësuar kërkuese shkencore ekselente me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike, si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar, duke vendosur parime të reja shkencore. /Albinfo.ch