Lajme

Shkolla fillore deri në klasë të tetë – Cilat janë synimet e ministrisë me strategjinë e Arsimit 2035+?

Atë që nuk e bënë që sa vite, po e bëjnë gjatë këtyre muajve.

Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar të Arsimit, janë bërë bashkë.

E gjithë kjo me qëllim të reformave brenda këtij sektori  përmes Strategjisë 2035.

Për këtë prej disa ditësh kanë nisur edhe takime me mësimdhënësit për të parë ndryshimet të cilat duhet të bëhen.

“Më efektshme ka qenë  shkollimi katër plus katër plus katër, klasa 1-4, pastaj 6 deri në tetë dhe pastaj klasa 10 deri n14 edhe këtu duhet më mendu bashkërisht që më kthy atë prej fillimit. Pastaj tek librat shkollor mendojmë që duhet më u rishku librat që ka me qenë pjesë e strategjisë pasi disa libra ka gabime”, tha Ymer Ymeri nga SBASHK.

Poashtu këtu është diskutuar edhe për çështje tjera të përmirësimit të cilësisë së arsimit në vend.

Në mesin e tyre  janë edhe trajnimet që sipas Ymerit është shikuar mundësia që këto të bëhen direkt nga Ministria e Arsimit.

Madje në këtë Strategji mund të përfshihen edhe një provim shtetëror për mësimdhënësit.

“Kemi me fillu me zbatu aprovimin e provimit shtetëror  për mësimdhënësit pasi në ligj veç se ekziston  se mësimdhënësit për tu kyçur në profesion duhet ta japin provimin shtetëror ashtu siç e japin mjekët e infermierët. Po jemi në fazën fillestare pasi kemi me diskutuar se kish më mbajt këtë, duhet jetë një forum kredibil”, deklaroi Ymeri.

E këto takime të MASHT-it e SBASHK-ut më mësimdhënësit për të reformuar sektorin e arsimin po shihen si të duhura nga njohësi i arsimit, Ismet Potera, por ai ka një kërkesë.

“Çështja kryesore që duhet të vendoset në strategji është pavarësia apo autonimia e plotë e shkollave sepse kur japim autonomi të plotë të shkollave qoftë në buxhet, qoftë në organizim, atëherë rritet përgjegjësia e tyre për të funksionuar. Sepse deri  më sot shkollat kanë autonomi minimale pothuajse në organizimin e procesit mësimor”, theksoi Potera.

Decentralizimin po e kërkojnë edhe menaxherët e shkollave.

“Por është shumë gabim nëse nuk i jepet të drejtave shkollave. Këtë rast kisha than ëm u bo decentralizimi, me iu dhan kompetenca drejtori dhe pastaj ato kompetenca drejtori me i qit në zhvillim tutje. Në qoftë se një drejtor kish pas mundësi më zgjedh stafin e vet sigurisht që kish pas rezultatet të mira”, tha Betim Ahmeti, sekretar i shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Shpërndarja e kompetencave te drejtoritë e shkollave  sipas SBASHK edhe është diskutuar gjatë bashkëbisedimeve më punonjësit e arsimit.

Të Ngjashme