19-vjeçari Grei Bihuci humbi jetën ditën e sotme në Fier pasi u godit me thikë nga një 20 vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ku pas një konflikti për motive banale Florjan Muka ka qëlluar me thikë Bihucin. Ky i fundit është transportuar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe Bihuci në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Mësohet se ai punonte pasdite kamarier në një lokal të qytetit, dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.
Shkolla qe ndiqte 19-vjeçari ka bërë një postim prekës. Në postim theksohet se dhimbja e lotët e shokëve për të janë të pashtershme për të.
Postimi i Plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona.
bal