Lajme

Shkupi mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë amerikanë e evropianë janë mbledhur sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të mirëpresë liderët për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç marrin pjesë, bashkë me përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo

TS Poll - Loading poll ...