Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, sot ka pranuar titullin “Qytetare Nderi” e Komunës së Suharekës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe vajza e saj Gresa Behluli teksa e ka filmuar dhe e ka postuar në Instastory, shkruan Kosovarja.
Në një postim në rrjetin social facebook Bali Muharremaj shihet përkrah Shkurte Fejzës teksa e nderon me titullin “Qytetare Nderi”.
ks