Të dielën [8 qershor] është mbajtur koncerti i Shkurte Fejza për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë artistike
E me rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës, presidentja, Vjosa Osmani ka shkruar se zëri i artistes jehon në trojet shqiptare, tash e gjysmë shekulli.
“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë”, ka shkruar Osmani.
E pjesëmarrjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza Behluli ka thënë se ka ndjerë emocion të veçantë dhe mirënjohje të thellë ndaj prezencës së saj duke shtuar se ishte nder i veçantë që Osmani ka qenë pjesë e koncertit jubilar të saj.
“E kam shume afër zemrës të shoh femrën shqiptare të lartësuar dhe të fuqizuar, në pozita vendimmarrëse. Roli juaj si Presidente e Kosovës na nderon të gjithëve dhe është një ëndërr e jona e bërë realitet, duke shërbyer si një inspirim i madh për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare”, ka shkruar Fejza.